image Hoti për fillimin e vitit shkollor: Ta shpërndajmë dijen, por jo edhe virusin

Arsim

Hoti për fillimin e vitit shkollor: Ta shpërndajmë dijen, por jo edhe virusin

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar nxënësit, prindërit dhe arsimtarët për fillimin e vitit të ri shkollor.

Hoti në Facebook ka shkruar se fillimi i vitit shkollor është emocion i madh, ndërkaq dita e parë e shkollës për fëmijët që për herë të parë ulen në bankat shkollore, mbetet emocion i papërsëritshëm.

“Mirëpo, ky vit shkollor është ndryshe nga të tjerët, andaj ndryshe edhe duhet të sillemi, dhe krejt çka duhet të bëjmë ne si prindër, arsimtarët dhe fëmijët tanë është t’i respektojmë masat kundër COVID-19, pasi që vetëm në këtë mënyrë arrijmë ta shpërndajmë dijen, por jo edhe virusin. Uroj për dije dhe shëndet të mire”, ka shkruar Hoti.

/GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/photos/a.538814562846569/3642752709119390/?type=3&theater