Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar sërish qasjen e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, kundrejt aleatëve ndërkombëtarë dhe refuzimin e tij që të ndryshojë vendimin mbi targat, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërprerë vizitat e ministrave të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Kurti më shumë rri jashtë vendit.
Sipas tij, kreu i Qeverisë këtë e bën për t’i dhënë mesazh SHBA-së.
“SHBA-ja iu ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend. Ndërsa, Kryeministri, për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë se në Kosovë”, shkroi Hoti.