Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Maqedoninë e Veriut për mbylljen e procesit të zgjedhjeve paralamentare.
Hoti paralajmëroi se bashkëpunimi me qeverinë e re do do të fillojë me një mbledhje të përbashkët.
“Presim që shpejt të punojmë me Qeverinë e re që do të formohet në Shkup, duke nisur nga një mbledhje e përbashkët për të shqyrtuar thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona. Urime shqiptarëve për numrin rekord të deputetëve në Kuvend”, thuhet në reagimin e Hotit./Gazeta Sinjali/