Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se është i prekur thellë nga lajmi pas tërmetit në Kroaci, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoti shprehi në emër të tij dhe Qeverisë solidarizimin me institucionet e Republikës së Kroacisë dhe qytetarët e saj.
“I prekur thellë nga lajmi që Kroacia është goditur nga tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në veri të Zagrebit! Në emër timin dhe të Qeverisë shprehi solidarizimin me institucionet e Republikës së Kroacisë dhe qytetarëve të saj. Jemi me ju, miq, në ditë të mira dhe të vështira!”, ka shkruar Hoti./Gazeta Sinjali/