image Hoti pas pak bisedon me kryetarët e komunave për masat e reja kundër koronavirusit

Shëndetësi

Hoti pas pak bisedon me kryetarët e komunave për masat e reja kundër koronavirusit

news image

Pas pak, kryeministri Avdullah Hoti do ta mbajë një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Temë e këtij takimi pritet të jetë shqyrtimi i masave të reja për parandalimin e COVID-19.

Ndonëse para disa ditësh qeveria mori masa të reja duke evituar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, në Kosovë po vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja me koronavirus.

Për numrin e rasteve, si pa shkas Hoti i ka bërë pak përgjegjës edhe Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Shëndetësor. /Gazeta Sinjali