Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar të gjithë për miratimin e Buxhetit të rishikuar për vitin 2020.
Ai ka falënderuar deputetët e Kuvendit që i hapën rrugë Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave për rimëkëmbjen ekonomike.
Postimi i tij i plotë:
Urime të gjithëve për miratimin e rishikimit te buxhetit. Falënderoj deputetët e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, që me votën e tyre sot ia dhanë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, ku përfitues do të jenë qytetarët dhe bizneset.
Sa më parë të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, duke garantuar transparencë të plotë dhe koordinim me të gjithë akterët e tjerë, komunat, odat ekomomike, partnerët zhvillimorë etj. /Gazeta Sinjali/