Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, së bashku me disa nga anëtarët e tij kanë nderuar veprën dhe sakrificën e dëshmorëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoti u shpreh para mediave se të bëmat e kësaj familjeje janë të përmasave historike.
“Erdhëm për të treguar respektin tonë, të Qeverisë, të krejt qytetarëve dhe kombit shqiptar për sakrificën e jashtëzakonshme të kësaj familje që është e përmasave historike dhe jam i bindur se tejkalon çfarëdo sakrifice që mund të bëjë dikush për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, tha ndër të tjera Hoti.
Përveç udhëheqësve shtetërorë, në Ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së homazhe bënë edhe shoqata të dala nga lufta dhe qytetarë të shumtë./Gazeta Sinjali/