image Hoti pas emërimit të Escobarit: Kosova duhet të jetë gati për dialog që përfundon me njohje reciproke

Politikë

Hoti pas emërimit të Escobarit: Kosova duhet të jetë gati për dialog që përfundon me njohje reciproke

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur i kënaqur me emërimin e Gabriel Escobarit, përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta Sinjali.

Hoti tha se ky emërim tregon përkushtimin e Administratës Biden në dialogun Kosovë – Serbi, i cili, sipas tij, duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“I kënaqur që shoh emërimin e z. Escobar si i dërguar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor. Kjo tregon përkushtimin e Administratës Biden për rajonin dhe dialogun Kosovë – Serbi. Kosova duhet të jetë gati për dialog, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/