image Hoti pas dorëzimit të nënshkrimeve: Askush s'është mbi LDK-në

Politikë

Hoti pas dorëzimit të nënshkrimeve: Askush s’është mbi LDK-në

news image

Ish-kryeministri dhe deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas dorëzimit të nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë.

Në këtë Kuvend pritet të diskutohet edhe shkarkimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Hoti, përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se forca e LDK-së buron nga anëtarësia dhe jo nga individët.

“Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve. Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj”, ka shkruar Hoti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/