Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas anulimit të takimit në Washington, tha se nuk sheh konfrontim mes BE-së dhe SHBA-së, pavarësisht se çfarë është duke ndodhur.
“Unë nuk shoh konfrontim mes Brukselit dhe Washingtonit. Unë mendoj se janë komplementare. Unë nuk shoh dy procese”, ka theksuar Hoti në RTK.
Ai ka folur edhe për mënyrën e përfaqësimit të Kosovës.
“Edhe në Paris e edhe Bruksel do të jetë shteti i Kosovës Kjo, çështja e delegacionit, është e qartësuar me Kushtetutë”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, s’ka asnjë problem mes Kosovës dhe shteteve të Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se ka marrë mbështetjen e BE-së për luftën ndaj pandemisë dhe për çështjen e dialogut.
“Ne presim që të caktohet shpejt data për samitin e Parisit. Ka përkushtim të plotë, interesim të madh nga vendet kyçe të BE-së. Mendoj se është krijuar momentumi i duhur për të përmbyllur këtë çështje”, ka thënë ai. / Gazeta Sinjali/