image Hoti paralajmëron rritjen e numrit të inspektorëve sanitarë: Nuk do të tolerohen inspektimet selektive - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15063

Të shëruar

12570

Të vdekur

613

Hoti paralajmëron rritjen e numrit të inspektorëve sanitarë: Nuk do të tolerohen inspektimet selektive

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar rritjen e numrit të inspektorëve sanitarë, ndërsa ka shtuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj shkelësve të masave që po rrezikojnë jetën e qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti është shprehur se me shqetësim ka pranuar informatën se në raste të caktuara, inspektorët janë selektiv ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat, teksa ka shtuar se kjo nuk do të tolerohet.

“Shumë shpejt do ta rrisim numrin e inspektorëve sanitarë. Nuk do të ketë tolerancë ndaj shkelësve të masave që po rrezikojnë jetën e qytetarëve, e as ndaj atyre që nuk respektojnë inspektoratin dhe policinë duke i penguar në kryerjen e detyrës. Me shqetësim pranova informatën se në raste të caktuara, inspektorët janë selektiv ndaj atyre që nuk respektojnë masat. Kjo nuk do të tolerohet. Nesër do të kem raport me shkrim nga institucionet përkatëse”, ka shkruar ndër të tjera kryeministri Hoti./Gazeta Sinjali/

Sot, ne konsultimin qe kisha me policine, inspektoratin sanitar, Ministrine e Shendetesise, institucionet tjera ndihmese…

Gepostet von Avdullah Hoti am Donnerstag, 13. August 2020

Shpërndaje artikullin