image Hoti paralajmëron masa të reja anti-COVID në fund të javës

Shëndetësi

Hoti paralajmëron masa të reja anti-COVID në fund të javës

news image

Për shkak se rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus po vazhdon dita-ditës, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar masa të reja, të cilat thotë se do të miratohen në fund të kësaj jave, shkruan Gazeta Sinjali.

Para miratimit të këtyre masave, Hoti thotë se në fundjavë do të bëhet vlerësimi nëse masat e fundit kanë qenë të efektshme.

“Po përcjellim situatën, në fund të kësaj javës do të bëjmë një vlerësim për të konsideruar nëse duhet të shkojmë në masa ma ekstreme, pasi që do të detyrohemi.

Unë mendoj se javëve të fundit situata është më e mirë për respektim të masave, ndoshta për rritjen e seriozitetit të virusit, por masat po respektohen në tërësi. Ka raste që s’respektohen, edhe pse jemi detyruar të përdorim mekanizma shtetëror, por ka raste kur qytetarët mblidhen në numër të caktuar në ngjarje të ndryshme”, ka thënë i pari i ekzekutivit në Klan Debat./Gazeta Sinjali/