image Hoti paralajmëron masa nëse janë përdorur standarde të dyfishta për testime për COVID-19

Shëndetësi

Hoti paralajmëron masa nëse janë përdorur standarde të dyfishta për testime për COVID-19

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se do të merren masa nëse në ndonjë rast të caktuar janë përdorur standarde të dyfishta për testimin e qytetarëve për koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Hoti thotë se nuk është në dijeni se janë përdorur standarde të dyfishta për testime, por nëse gjejnë diçka të tillë, ai thotë se do të merren masa.

“Nëse ka ndonjë rast, unë do të marrë masa. Unë nuk jam në dijeni, por nëse gjejmë ndonjë rast, do të merren masa”, ka thënë ai në T7.

Hoti thotë se për të mos mbetur askush që ka simptoma pa u testuar, kanë krijuar bazë ligjore përmes udhëzimeve administrative, të cilat mundësojnë që testimet për COVID-19 të bëhen edhe në institucionet shëndetësore të sektorit privat. Por, ai nuk dha ndonjë datë se kur do të fillojë testimi në këto klinika.

“Nuk mund të jap afat kohor, por unë besoj se shumë shpejt do të kryhen procedurat që sektori privat të pajiset me aparatura dhe mjete të nevojshme për të kryer këto testime”, tha ai./Gazeta Sinjali/