Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar ditë të mira për prodhuesit vendorë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Dyfishimi i subvencioneve për bujqit dhe fermerët ishte premtim i yni që në ditët e para të qeverisjes”, shkroi kreu i qeverisë.
Ai gjatë postimit të tij ka publikuar ndryshimet se si do të rriten subvencionimet gjatë udhëheqjes së tij. /Gazeta Sinjali/