image Hoti: Osmani po sillet si Thaçi që kur kritikohej, i lëshonte këshilltarët e vet për të sharë e fyer

Politikë

Hoti: Osmani po sillet si Thaçi që kur kritikohej, i lëshonte këshilltarët e vet për të sharë e fyer

news image

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani po sillet njëjtë si ish-presidenti para saj, Hashim Thaçi.

Sipas Hotit, kur Thaçi kritikohej i lëshonte këshilltarët e vet për të sharë e fyer deputetët e opozitës.

Në situata të ngjashme si kjo e Thaçit, sipas Hotit, edhe Vjosa Osmani po vepron njëjtë si paraardhësi i saj.

“Ajo (Osmani) po sillet saktë si paraardhësi i saj, që kur e kritikon dikush, i lëshonte këshilltarët e vet për t’i sharë e fyer deputetët e opozitës. Të njëjtën gjë është duke e bërë kjo”, është shprehur Hoti në T7.

“Roli i saj është i unifikimit, kur të kritikon dikush pa të drejtë, presidentja del publikisht dhe i jep sqarimet. Komunikon me publikun dhe jep përgjigje për kritikat që i janë bë”, ka thënë Hoti.

“Ajo nuk e bën këtë, por i lëshon këshilltarët e vet dhe me gjuhën më të ulët e më fyese i kundërvihen opozitës”, ka thënë Hoti.

Ish-kryeministri gjithashtu tha se Osmani e ka lënduar vetën kur e ka shkarkuar Valdete Dakën.

“Besoj që e ka lënduar vetën në fillim të mandatit me shkarkimin e kryetares së KQZ’së”, shtoi Hoti.

/GazetaSinjali/