image Hoti: Organet e rendit ta trajtojnë rastin e gazetarit Kajtazi me prioritet dhe t'i zbardhin rrethanat e sulmit

Kosovë

Hoti: Organet e rendit ta trajtojnë rastin e gazetarit Kajtazi me prioritet dhe t’i zbardhin rrethanat e sulmit

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me sulmin që ndodhi mbrëmë pas mesnate në Mitrovicë ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, vetura e të cilit është sulmuar me armë zjarri nga persona ende të panjohur.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka kërkuar nga organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast me prioritet të lartë dhe t’i zbardhin rrethanat e sulmit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave janë sulme direkte ndaj vlerave demokratike, prandaj edhe do të trajtohen me prioritet nga organet e rendit në Republikën e Kosovës”, shkroi Hoti. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3751781278216532?xts[0]=68.ARAsBmBwMpY_VaAYihW8T3qBUbnJVH9ki_C8axGm0nPIVEd5HW4MZueOSiQK3uQDf23v7A9vPpQzemEU3vrKfDH7FAcXIUIOfr91SwhfVC-rGbt7PLA1GQaiXlIJ8My533M3IVAGu25E0FUFllxI1HdDVnWeh5qUjT3R9f5feXSMFISB8TTcNhI_BXcNn8kvHdS56eLVvqaiGZB83JMqbmf7zVKPIgzb7tOkcr2_kdltL-NGv5rnhSOx0I9Ht-MzZLshmxnoOeLTr5jt_XZjp6DDxojvaM_RUcwyUIPvILQ9iHF881zxR0BUxd1RN-29DTXKtP6PWwr8TrU0AFK40w&tn=-R