image Hoti: Nuk shkojmë në veri për të rrahur gjoks

Kosovë

Hoti: Nuk shkojmë në veri për të rrahur gjoks

news image

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se letra e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, që kërkoi njohjen e Kosovës nga presidenti serb, Alekandar Vuçiq, vulosi edhe një herë miqësinë me SHBA-në.

Ky veprim i presidentit amerikan u përshëndet nga kryeministri në detyrë, Hoti, në tubimin e mbajtur në Vushtrri gjatë ditës së sotme.

“Sot ishte një letër e presidentit të SHBA-së që e vulosi miqësinë tonë. Besoj që jemi të bekuar me këto miqësi që kemi si qytetarë të Kosovës, është kohë fushate dhe ne nuk i promovojmë sa duhet punët tona dhe kjo nuk dua të përdoret në kohë fushate. Jemi përballë me sanksione ekonomike, politike, me paralajmërimin e tërheqjes së trupave amerikane por e kemi përmbyllë vitin me vendimin që e bën ushtrinë tonë pjesëmarrëse në misione paqeruajtëse bashkë me amerikanët”, tha Hoti.

Hoti nuk la pa thumbuar edhe kundërshtarët e tij nga Vetëvendosja, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Nuk shkojmë në veri për të rrahur gjoks, por që të gjitha komunat e Kosovës të jenë të barabarta në zhvillimet ekonomike dhe politike”, vazhdoi Hoti.

Ai shpalosi disa nga arsyet pse duhet votuar LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Jam i sigurt me ekipin që kemi ndërtuar dhe kandidatët në listën tonë ofrojmë perspektivë në këtë vend dhe kemi mundësuar kalimin në një nivel tjetër të shtetit të Kosovës. Kam shpresë që për disa muaj do ta mbyllim kapitullin e shtetndërtimit të Kosovës dhe të vazhdojmë rrugëtimin euroatlantik. Programi ynë do të sjellë zhvillim ekonomik, punësim dhe normalitet në qeverisje. Për një kohë të shkurtër në Vushtrri janë bërë 200 milionë investime. Kemi marrë aksionin më të madh në 10 vitet e fundit në Karaçevë, i cili ka qenë i planifikuar edhe që qeverinë e kaluar por nuk është lejuar. Do të mbështesim sektorin privat, do ta mbështesim sektorin publik në mënyrë që të sillen investime”, shtoi Hoti. /Gazeta Sinjali/