image Hoti: Nuk lejuam cenimin e miqësisë me SHBA-në

Politikë

Hoti: Nuk lejuam cenimin e miqësisë me SHBA-në

news image

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se në pranverën e kaluar kanë ndaluar një qeveri që dëmtonte shtetin.

Ai ka thënë se ishin të vendosur “që të mos lejojnë cenimin e miqësisë speciale me SHBA-në”.

“Nuk mund të lejonim që Shtëpia e Bardhë të quhej e verdhë apo e kuqe. Si pikë të parë e kemi vendosur menaxhimin e pandemisë. E kemi gjetur shëndetësinë në kaos. Kemi finalizuar dhe kontraktuar mbi 1.2 milionë vaksina antiCOVID që do të arrijnë së shpejti”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë sesa i përket zhvillimit ekonomik, do të lehtësojnë qasjen në financa, do të ndajnë grante për gratë dhe të rinjtë në biznes.

“Kemi plane konkrete investimi 1 miliard euro vetëm nga marrëveshja e Washingtonit. Kemi planin për 5 miliardë euro investime publike të siguruara nga buxheti i shtetit dhe partnerët tanë. Qeveria jonë do të garantojë pagë minimale prej 300 euro. Qeveria e LDK-së e ka hequr fjalën korrupsion nga diskursi i brendshëm, asnjë aferë apo akuzë nuk është ngritur ndaj kabinetit qeveritar apo zyrtarëve të lartë gjatë këtyre muajve. Në politikën e jashtme programi ynë parasheh fuqizimin e marrëdhënieve me partnerët tanë. Synojmë përafrimin me NATO-n. Do të përmbyllim procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë ai./GazetaSinjali/