Përkundër se në dy seancat e fundit koalicioni qeverisës nuk ka arritur të kalojë me shumicë të thjeshtë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka mohuar se nuk kanë votat e mjaftueshme për të shtyrë përpara këtë stimulim financiar për qytetarët.
Dështimin e votimit të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, kryeministri Hoti, e arsyetoi me infektimin e disa deputetëve të koalicionit me koronavirus.
Ndërkaq, se a mund ta ketë fatin e njëjtë sikur dy kryeministrat paraprakë pas përplasjeve me presidentin Hashim Thaçi, Hoti tha se “nuk jam kryeministër për t’u konfrontuar me askënd brenda institucioneve, por jam për t’i kryer obligimet”.
Ai këto komente i bëri pas një takimi me odat ekonomike.