image Hoti nuk hakmerret, ia dorëzon vetë detyrën sot Kurtit

Politikë

Hoti nuk hakmerret, ia dorëzon vetë detyrën sot Kurtit

news image

Kryeministri në largim, Avdullah Hoti, duket se nuk do të “hakmerret” ndaj kryeministrit të sapozgjedhur, Albin Kurti, i cili nuk ia kishte dorëzuar vetë detyrën kur ky i pari u votua për kreun e ekzekutivit, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti para gazetarëve mbrëmë tha se do t’i dorëzojë Kurtit detyrën dhe informatat e plota të proceseve që kanë mbetur në gjysmë.

“Kryeministrit të ri do t’ia dorëzojë informatat e plota për procesin e integrimit evropian, për nivelin e zbatimit të MSA-së, për programet IPA që i kemi zhvilluar, për diskutimet që i kemi bërë veç e veç me vendet e Bashkimit Evropian në procesin e liberalizimit të vizave. Do t’i dorëzoj informatat e plota për procesin e dialogut, si është zhvilluar deri më tash, përgatitjet që janë bërë, ekspertët që kanë qenë të angazhuar, dakordimet e miqve tanë ndërkombëtarë. Do t’i dorëzoj informatat për marrëveshjen e Washingtonit”, u shpreh Hoti.

Kurti u zgjodh kryeministër në seancën e djeshme të Kuvendit me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim./Gazeta Sinjali/