image Hoti: Nuk e kam asnjë dyshim për ngritjen e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme

Kosovë

Deklaratë/ Hoti: Nuk e kam asnjë dyshim për ngritjen e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme

news image

Avdullah Hoti, i cili sot u propozua nga LDK-ja për kryeministër, ka komentuar hipotezat se drejtimi i qeverisë si parti e dytë do t’i bëj dëm LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

Hoti është shprehur i bindur se LDK-ja nuk do të ketë rënie në zgjedhjet pasuese. Madje ai tha se nuk ka dyshim që LDK-ja do të ketë rritje edhe më të madhe, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nuk e kam asnjë dyshim në ngritjen e LDK-së”, dekaroi Hoti në T7.

Tutje, Hoti ka pranuar se ka zyrtarë të LDK-së që nuk mendojnë kështu, por që tha se edhe ata do të binden nga qeverisja e mirë që do të bëhet. /Gazeta Sinjali/