image Hoti: Nuk do të ketë përdorim të pajisjeve 5G

Kosovë

Hoti: Nuk do të ketë përdorim të pajisjeve 5G

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se nuk do të ketë më përdorim të pajisjeve 5G që sigurohen nga shitës të pabesueshëm.

Hoti për një gjë të tillë njoftoi pas takimit me përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Postimi:

Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre. Sot kam pritur në takim përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), si organi më kompetent në fushën e komunikimeve elektronike, me të cilët kemi biseduar për rolin e rëndësishëm që kanë në ruajtjen e sigurisë kombëtare, ruajtjen e rendit publik, ruajtjen e kufirit shtetëror, për funksionim të qëndrueshëm e të besueshëm përmes institucioneve përkatëse shtetërore dhe bashkërendimit të veprimeve ndër-institucionale./Gazeta Sinjali/