image Hoti nis takimin me drejtuesit e institucioneve shëndetësore

Shëndetësi

Hoti nis takimin me drejtuesit e institucioneve shëndetësore

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka filluar takimin me drejtuesit e institucioneve shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky takim po zhvillohet pas vdekjes së 13 pacientëve të prekur me koronavirus në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë, brenda 24 orëve të fundit.

5 vdekjet e fundit nga ky virus janë duke u hetuar nga prokuroria dhe Gazeta Sinjali mëson se nga hetimet e para dyshohet se respiratoret mund të jenë prishur qëllimisht.

Madje, njëra nga familjarët e një 70-vjeçari që vdiq rreth orës 03:00 të mëngjesit, dyshon se mjekët nuk i kanë dhënë atij oksigjen të mjaftueshëm.

Trupat e pajetë të të infektuarve janë dërguar për obduksion për Institutin e Mjekësisë Ligjore./Gazeta Sinjali/