Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së profesorit universitar Riza Smaka, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti u shprehi ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.
“U prehsh në paqe profesor. Ngushëllimet e mia familjes, miqve dhe kolegëve të Universitetit të Prishtinës”, shkroi Hoti.
Riza Smaka vdiq dje në moshën 78-vjeçare i cili kishte qenë edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2011./Gazeta Sinjali/