image Hoti ‘ngacmon’ Kurtin, lavdëron Bujar Osmanin për takimin me Blinken: Kjo është arritje, ky është takim

Politikë

Hoti ‘ngacmon’ Kurtin, lavdëron Bujar Osmanin për takimin me Blinken: Kjo është arritje, ky është takim

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar fotografin nga takimi i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me sekretarin amerikan të Shtetit amerikan, Anthony Blinken.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se: “Kjo është arritje, ky është takim”, në kohën kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikohet për mosarritjen e një takimi të lartë me zyrtarë amerikan gjatë qëndrimit të tij në ShBA.

Tutje Hoti ka shkruar: “Përgëzime Ministrit të Jashtëm te Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit, për negocimin e partneritetit strategjik me ShBA”.

Osmani, ndërkaq, e ka konsideruar të veçantë takimin me Blinken.

/GazetaSinjali/