image Hoti: Nga Serbia kam kërkuar informacione dhe drejtësi për të pagjeturit

Politikë

Hoti: Nga Serbia kam kërkuar informacione dhe drejtësi për të pagjeturit

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se temë kyçe e takimit të Brukselit, krahas asaj ekonomike ka qenë çështja e të pagjeturve, raporton Gazeta Sinjali.

Hoti thotë se nga Serbia ka kërkuar informacione dhe drejtësi për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Për çështjen e të pagjeturve unë kam taku grupin punues për personat e pagjetur, të cilët janë duke u marrë me këtë çështje qe 2 dekada dhe kam marrë të dhënat e fundit nga ta. Serbia duhet të pajtohet se ky është detyrim ndërkombëtar dhe moral, se do t’i sigurojë të gjitha informacionet lidhur me ta. Ekzistojnë ato informacione në arkiva Unë kam kërku që ky të jetë parimi i parë që të sigurohet të gjitha informacionet, parimi i dytë është që të ketë drejtësi për këto raste”, tha Hoti në T7./Gazeta Sinjali/