Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se që nga pasnesër do të nisin reformat ekonomike, arsimore e shëndetësore, si dhe do të fuqizohet rendi e ligji për të gjithë njësoj.
Hoti në reagimin e tij ka theksuar se me VV-në në bashkëqeverisje si partnerë të barabartë do ta fuqizojnë shtetin e Kosovës.
Ai gjithashtu ka përmendur edhe pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ku sipas tij do të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët./ Gazeta Sinjali/