image Hoti: Nesër do të nënshkruaj marrëveshje tjetër mes Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së

Politikë

Hoti: Nesër do të nënshkruaj marrëveshje tjetër mes Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së

news image

Kryeministri Avdullah Hoti e ka konfirmuar se nesër Qeveria e Kosovës do të nënshkruajnë një marrëveshje me Qeverinë e SHBA-së, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nesër do të nënshkruaj marrëveshje tjetër që derivon nga ajo e 4 shtatorit mes Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së”, tha ai.

“Me marrëveshjen e re në vitet e ardhshme do të sillen qindra milionë dollarë për investime në Kosovë”.

“Më e mira është se hapet tregu amerikan financiar për financimet e firmave nga Kosova. Është marrëveshje që nënshkruhet nesër”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Hoti po ashtu u shpreh se marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është historike për Kosovën, ndërkaq kjo e reja sipas tij do të sjell investime amerikane në vend.

/Gazeta Sinjali/