image Hoti: Nëse KFOR-i e EULEX-i aktivizohen për të ruajtur rendin dhe sigurinë, kjo Qeveri nuk i ka shërbyer interesave të shtetit

Politikë

Hoti: Nëse KFOR-i e EULEX-i aktivizohen për të ruajtur rendin dhe sigurinë, kjo Qeveri nuk i ka shërbyer interesave të shtetit

news image

Ish-kryemiministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se çdo vendim i Kosovës i ndërmarrë në 30 vitet e fundit ka qenë i drejtë në përpjekjet e veta për të fituar fillimisht lirinë, pastaj shtetin e pavarur dhe fuqizuar sovranitetin shtetëror, rendin dhe ligjin.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se përpjekjet kanë qenë të suksesshme vetëm kur janë koordinuar dhe mbështetur nga miqtë euro-atlantik.

“Në veprimet e ndërmarra lidhur me targat e automjeteve në komunat në veri, Kosova ka plotësisht të drejtë. Këtë e kanë konfirmuar edhe miqtë. Por është e qartë se Kosova nuk e ka mbështetjen e miqve për kohën e ndërmarrjes së këtyre veprimeve”, ka shkruar ai.

Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, nëse këto veprime të Qeverisë, që janë të drejta por që nuk e kanë mbështetjen e miqve vetëm sa i përket kohës së ndërmarrjes së tyre, çojnë në situatë kur në vend të institucione të Kosovës aktivizohet KFOR-i e EULEX-i për të ruajtur rendin dhe sigurinë në ato komuna, atëherë është e qartë se kjo politikë e Qeverisë nuk i ka shërbyer interesave të shtetit të Kosovës.

/GazetaSinjali/