Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar duke thënë që gjendja mund të bëhet alarmante por që LDK-ja do të jetë në krye të detyrës në këtë gjendje pandemie.
Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar që liderët botërorë si, Trump e Merkel kanë dhënë mesazhe alarmuese, jo për panik, por për kujdes.
“Liderët botërorë, si Merkel e Trump, kanë dhënë mesazhe alarmante, jo për panik, por për vetëdijesim, duke ju treguar qytetarëve të vërtetën për rrezikun që ata të respektojnë udhëzimet shëndetësore. Ky ka qenë qëllimi i mesazheve të secilit nga ne, edhe i z.Veliu. Ky është edhe mesazhi im sot – gjendja MUND të bëhet alarmante”, ka shkruar Hoti.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme u shënua viktima e parë nga koronavirusi, ku familjarët e 82- vjeçarit nga Podujeva kanë konfirmuar për Gazeta Sinjali që varrimi i të ndjerit do të bëhet vetëm nga familjarët e ngushtë./ Gazeta Sinjali/