image Hoti në Kongresin amerikan: Ballkani Perëndimor ka nevojë për një përmbyllje të kornizës së sigurisë

Politikë

Hoti në Kongresin amerikan: Ballkani Perëndimor ka nevojë për një përmbyllje të kornizës së sigurisë

news image

Një grupë deputetësh nga subjektet politike në Kuvendin e Kosovës po marrin pjesë në Kongresin amerikan në tryezën për çështje të sigurisë, ku në emër të deputetëve nga Kosova ka folur Avdullah Hoti.

Ai ka thënë para kongresistëve amerikanë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një përmbyllje të kornizës së sigurisë duke u integruar sa më parë në NATO.

Nëpërmjet një postimi në Facebook deputeti i LDK-së Avdullah Hoti ka shkruar se: në Kongresin Amerikan në tryzën për çështje të sigurisë. Në prani të kongresistëve, në dakordim me kolegët, mori fjalën në emër të Kosovës.

“Deklarova se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një përmbyllje të kornizës së sigurisë duke u integruar sa më parë në NATO dhe dy duke u bërë pjesë e planeve për stabilitet energjetik që i ka zhvilluar BE-ja për tu pavarësuar nga furnizimi me energji nga vende agresore”, ka shkruar Hoti.

/GazetaSinjali/