image Hoti në Bruksel, takohet me zyrtarë të Parlamentit Evropian

Politikë

Hoti në Bruksel, takohet me zyrtarë të Parlamentit Evropian

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njoftoi mbrëmë Zyra e Kryeministrit, Hoti do të zhvillojë disa takime me zyrtarë të Parlamentit Evropian.

Agjenda e vizitës së tij zyrtare përfshin takimin me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, eurodeputetët, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Vizitia e Hotit në kryeqytetin belg po zhvillohet gjashtë ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Washingtonit, e cila synon “normalizimin ekonomik” mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, kreu i Qeverisë natën e kaluar u shpreh i bindur se marrëveshja finale Kosovë – Serbi do të arrihet në fund të këtij viti. 

 “Jam i bindur se po shkojmë drejt asaj dhe duhet të punojmë së bashku”, tha Hoti./Gazeta Sinjali/