image Hoti në 18 vjetorin e vrasjes së Tahir, Enis e Hasan Zemajt: Vrasësit duhet të marrin dënimin e merituar

Kosovë

Hoti në 18 vjetorin e vrasjes së Tahir, Enis e Hasan Zemajt: Vrasësit duhet të marrin dënimin e merituar

news image

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka përkujtuar Kolonel Tahir Zemajn, Enis Zemajn dhe Hasan Zemajn në 18 vjetorin e vrasjes së tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar që ideatorët dhe vrasësit e tyre të marrin dënimin e merituar.

18 vjet më parë, u vra Kolonel Tahir Zemaj, bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Kolonel Zemaj ishte ushtarak profesionist i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, i dëshmuar në betejat e Loxhës, Llukës, Junikut, lugut të Baranit, në shpëtimin e banorëve nga masakra e përgatitur në rrethimin e Isniqit dhe të tjera. Drejtësia duhet të vendoset. Ideatorët dhe vrasësit duhet të marrin dënimin e merituar. Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, Kolonel Tahir Zemaj!”, ka shkruar Hoti./Gazeta Sinjali/