Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Ai përmes një postimi në facebook tha se 17 shkurti është dita në të cilën kulmuan përpjekjet e shumë gjeneratave për liri, pavarësi dhe demokraci.
Postimi i plotë:
Urime Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, dita në të cilën kulmuan përpjekjet e shumë gjeneratave për liri, pavarësi dhe demokraci.
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës