image Hoti: Ndihem mirë që u bëmë bashkë për të votuar një ligj esencial për jetën e qytetarëve

Politikë

Hoti: Ndihem mirë që u bëmë bashkë për të votuar një ligj esencial për jetën e qytetarëve

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë seancës së jashtëzakonshme ku pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, tha se ndihet mirë që subjektet politike janë bashkuar për të votuar këtë ligj, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti u shpreh se vlera e pakos është 365 milionë euro, gjersa tregoi se është shpërndarë më shumë se 30% e saj.

“Ndihem mirë që u bëmë bashkë për të votuar një ligj esencial për jetën e qytetarëve. Vlera e pakos është 365 milionë euro. Është shpërndarë më shumë se 30% e saj. Sipas FMN-së, pakoja jonë e Rimëkëmbjes Ekonomike është ndër më të mëdha në rajon.  Kemi mbërritur dy efekte: parandalimin e bizneseve nga tregu dhe që familjet të mos shkojnë drejtë varfërisë. Këtë e kemi bërë të mundur duke dhënë mbështetje tek ta”, tha Hoti.

Kreu i ekzekutivit po ashtu ka folur edhe për disa nga pikat më të rëndësishme të këtij Ligji.

“Projektligji që pritet të votohet sot do të krijojë një momentum të ri. Ajo çfarë është e rëndësishme është mundësia e tërheqjes së 10% të Trustit nga qytetarët e që do të mundësoj qarkullimin e mbi 200 mijë euro”, ka thënë më tutje Hoti.

Hoti foli edhe për rëndësinë e pikave të tjera të kësaj pakoje, si për lehtësimin e qasjes në kredi për ndërmarrjet private, lehtësimi i barrës tatimore të bizneseve e gjëra të tjera. /Gazeta Sinjali/