image Hoti: Me Serbinë nuk flasim për Asociacionin, ajo temë është mbyllur moti

Politikë

Hoti: Me Serbinë nuk flasim për Asociacionin, ajo temë është mbyllur moti

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se me palën serbe në Bruksel nuk do të diskutojnë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi thotë se ajo temë është mbyllur qysh në vitin 2013, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti tutje tha se nëse procesi i dialogut nuk shkon përpara, kjo ndodhë për arsye që Serbia nuk do, por jo pse Kosova nuk është e përgatitur për këtë proces.

“Në fillim të mandatit ne kemi marrë vendime të vështira për të hyrë në procesin e dialogut, për ta çuar përpara këtë proces. Sa i përket temës së Asociacionit, ju e dini që ajo temë nuk hapet sepse është përmbyllur në marrëveshjen e vitit 2013, që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Si e tillë tema e Asociacionit, nuk do të diskutohet dhe unë do të kujdesem që dialogu të shkojë përpara. Nëse ky proces nuk shkon përpara, atëherë ndodhë për arsye të tjera, por jo pse Kosova nuk është e gatshme për dialog”, tha Hoti gjatë një konference për media, pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.

/Gazeta Sinjali/