Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me zv/kryeministrin në detyrë, Driton Selmanaj, ministrin e Mbrojtjes, Anton Qunin, ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, vizituan sot Prekazin, shkruan Gazeta Sinjali.
Me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Hoti me ministra bënë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari”.
I shoqëruar nga kryetari i Skenderajt, njëherësh anëtarit të kësaj familjeje, Hoti tha se nderuan sakrificën më sublime, që mund të bëjë dikush për pavarësinë e vendit.
“Bashkë me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Hamëz Jashari dhe kolegë nga kabineti qeveritar bëmë nderime te të rënët e familjes Jashari, për të nderuar familjen Jashari për sakrificën më sublime, më të lartë që mund të bëjë dikush për pavarësinë e vendit. Duke nderuar familjen Jashari ne nderojmë të gjithë të rëntë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Gazeta Sinjali/
Bashkë me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Hamëz Jashari dhe kolegë nga kabineti qeveritarë bëmë nderime tek të…
Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, February 17, 2021