image Hoti: Masat e reja do të vlerësohen brenda dy javësh

Shëndetësi

Hoti: Masat e reja do të vlerësohen brenda dy javësh

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se duke parë trendin në rritje të rasteve me COVID-19, sidomos gjatë javës që po e lëmë, sot kanë mbajtur një mbledhje online, ku janë vendosur masa të reja për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Sipas Hotit, ky vendim do të vlerësohet brenda dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike dhe do të vlejë deri në një vendim tjetër.

“Në linkun më poshtë mund t’i gjeni masat e shpjeguara në detaje për secilin sektor, ndërsa vlejnë si përherë ato baziket vendose maskën, mbaje distancën dhe mbaje higjienën”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. /Gazeta Sinjali/