image Hoti: Marrëveshja fuqizon Kosovën ndërkombëtarisht

Kosovë

Hoti: Marrëveshja fuqizon Kosovën ndërkombëtarisht

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë po e konsideron si hap të madh drejt marrëveshjes finale, që sipas tij do të përfundojë me njohje reciproke.

Në mbledhjen e sotme qeveritare, Hoti tha se kjo marrëveshje fuqizon Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ai paralajmëroi investime një miliardëshe në Kosovë nga kjo marrëveshje për normalizim ekonomik që ndodhi në Washington.

Mbledhja e qeverisë është duke vazhduar, derisa kanë 13 pika në rend të ditës. /Gazeta Sinjali/