image Hoti: Lista Serbe nuk mund të na shantazhojë

Politikë

Hoti: Lista Serbe nuk mund të na shantazhojë

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshjen me Listën Serbe e konsideron të njëjtë me atë që e ka bërë edhe me partitë e tjera të koalicionit.

Madje, Hoti thotë se lidhja e kësaj marrëveshje është bërë për herë të parë më referenca kushtetuese.

“Kemi marrëveshje të koalicionit njësoj siç kemi me AAK-në dhe Nismën dhe partitë joshumicë. Do të kujdesem që ky koalicion të funksionojë, në rast se s’do të funksionojmë do të shkojmë në zgjedhje. Marrëveshja me Listën Serbe është bërë publike kur e kemi marrë mandatin. Për herë të parë lidhet një marrëveshje me një parti që përfaqëson komunitetin serb dhe që ka referenca kushtetuese dhe kjo është me rëndësi. Nëse Lista Serbe vendos të braktisë Qeverinë atëherë dihet se s’ka shumicë parlamentare, por jo absolutisht, asnjëherë s’e kisha thënë se do të na shantazhojë”, ka thënë Hoti në Klan Kosova.

Hoti ka shtuar se nuk ka asnjë marrëveshje tjetër përpos asaj që është publikuar.  Ai gjithashtu mohoi se Lista Serbe do të marrë poste në AKI dhe tha se të gjitha postet e tyre do të jenë në përputhje me Kushtetutën.

Kryeministri Hoti u shpreh i bindur se mandatin do ta çojnë deri në fund./GazetaSinjali/