image Hoti: Lista Serbe koordinohet në baza të rregullta me Beogradin, është e komplikuar çështja e tyre

Kosovë

Politikë/ Hoti: Lista Serbe koordinohet në baza të rregullta me Beogradin, është e komplikuar çështja e tyre

news image

Zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti ka thënë se është e komplikuar çështja e Listës Serbe sepse për të funksionuar sipas tij u duhet edhe mbështetja e tyre. Hoti ka thënë se Lista Serbe koordinohet në baza të rregullta me Beogradin.

Ai ka thënë se edhe në votimin e Qeverisë Kurti votat e Listës Serbe kanë qenë të nevojshme.

“Është vërtetë pak e komplikuar kjo çështje, po e them opinion tim si zëvendëskryeministër i parë është pak e komplikuar. Do të na duhet mbështetja e tyre, na është dashtë mbështetja e tyre kur është votuar qeveria. Ministrat që vijnë nga Lista Serbe duhet votuar nga shumica e deputëve që vijnë nga komuniteti serbë”, ka thënë Hoti.

Deputeti i LDK-së ka thënë se disa ligje kërkojnë shumicë e votave për tu miratuar dhe për këtë janë të nevojshme votat e Listës Serbe.

“Pa votat e tyre afirmative nuk do të kishte pas mundësi që të votohet ministër që vjen nga serbët, njësoj edhe për komentet joserbe. Por ka plotë ligje që kërkojnë shumicën e dyfishtë kjo do të na shkaktoj problem në funksionim. Do të shohim si do t’i menaxhojmë këto procese”.

Sipas Hotit, Lista Serbe gjatë zgjedhjeve të fundit kanë bërë presion mbi komunitetin serbë dhe për këtë të 10 deputet serbë janë të Listës Serbe.

“Deputet që përfaqësojnë komitentin serbë i përfaqësoj serbët e Kosovës. Janë vlerësime vendore edhe ndërkombëtare që në procesin e votimeve në komunitetin serbë ka pasur presion nga Lista Serbe dhe kjo është arsyeje që të 10 deputet vijnë nga Lista Serbe dhe është e vërtetë që Lista Serbe koordinohet në baza të rregullta me Beogradin dhe që është e ndikuar nga Beogradi, por është gjithashtu e vërtetë që ata e kanë dhënë betimin në bazë të kushtues së Kosovës”, ka thënë Avdullah Hoti. /Gazeta Sinjali/