image Hoti: Lëvizja Vetëvendsoje po i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë

Politikë

Hoti: Lëvizja Vetëvendsoje po i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë

news image

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, tash deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, përmes rrjetit Facebook ka shkruar se Lëvizja Vetëvendsoje po i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë.

Hoti kritikoi partinë në pushtet duke thënë se qeveria duhet të fokusohet më shumë në njohje të reja për shtetin e Kosovës, të promovoj rrugë të reja, shkolla e spitale të reja, stadiume sipas standardeve të FIFA-s, furnizim me ujë për fshatrat që ende nuk kanë ujë, investime në sisteme të ujitjes në bujqësi.

Postimi i plotë:

“Pas një viti e gjysmë në qeverisje, në vend që partia në pushtet të promovoj rrugë të reja, shkolla e spitale të reja, njohje të reja për shtetin e Kosovës, stadiume sipas standardeve të FIFA-s, furnizim me ujë për fshatrat që ende nuk kanë ujë, investime në sisteme të ujitjes në bujqësi, ajo parti i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë dhe fajësimit të qeverive të mëparshme për mungesën e rezultateve të veta”.

/GazetaSinjali/