image Hoti Kurtit: Ndryshe i ka fjalët, ndryshe veprat

Politikë

Hoti Kurtit: Ndryshe i ka fjalët, ndryshe veprat

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka replikuar me kryeministrin e Kosovës gjatë seancë së Kuvendit.

“A e din ku e kam problemin unë, ligjërimin e kryeministrit po e marrim si parimor, po ky ndryshe i ka fjalët e ndryshe veprimet. Unë kam qenë saktë aty ku është ministri i Financave, kur kryeministri me sprej mu ka drejtu dhe mu më është dashtë me këto fletore me u mbrojt nga sprej. Jo gaz, sprej”, tha Hoti.

Ai më tej ftuar kryeministrin, që ta sjellë në Kuvend marrëveshjen për Asociacionin, si formë e vetme për ta anuluar ligjërisht, duke i premtuar se do të votojë për.

“Në rregull ka qenë qëndrim politik. Këtu ku jam ulur është e dëmtuar karriga , me gaz lotësjellës, ka qenë qendrim politik”, tha Hoti.

Ai kritikoi kryeministrin pse nuk po i merr vendimet tash. I ke mekanizmat, je kundër një marrëveshje, Ligji për Marrëveshje Ndërkombëtare ta mundëson, procedurat qysh dorëhiqesh.

/GazetaSinjali/