image Hoti: Kurti po promovon shpërndarjen e qeseve plastike nëpër dyqane, kjo lloj qeverisjeje vetëm zhvillim nuk sjell

Politikë

Hoti: Kurti po promovon shpërndarjen e qeseve plastike nëpër dyqane, kjo lloj qeverisjeje vetëm zhvillim nuk sjell

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesën e zhvillimit në infrastukturë, arsim, shëndetësi e në ergjetikë në vitin e tretë të qeverisjes.

Hoti me anë të një postimi në Facebook ka kritikuar vizitën e Kurtit në bizense për promovimin e zvogëlimit të përdorimit të qeseve plastike, duke thënë se ka gjëra më të rëndësishme me të cilat duhej të merrej.

Sipas deputetit Hoti, në tre vjet qeverisje, norma e zhvillimit ekonomik gati se ka rënë në zero.

Postimi i plotë:

Është fundi i vitit 2023, që është viti i tretë i qeverisjes majtiste LVV-Guxo. Është koha kur do të duhej të promovoheshin projektet e kryera gjatë tri viteve në rrugë, në arsim e shëndetësi, në energjetikë e në ujitje të tokave bujqësore.

E kur mungojnë këto projekte, atëherë vetë Kryeministri promovon shpërndarjen e qeseve plastike nëpër dyqane, sado e rëndësishme që është kjo për ambientin, por nuk është esencial në aspektin ekonomik dhe jetën e rënduar të qytetarëve.

Tri vjet qeverisje pa asnjë orientim zhvillimor, me normë të zhvillimit ekonomik që gati ka rënë në zero.

Tri vjet të qeverisjes vetëm duke shpërndarë subvencione e transfere, të cilat kanë shkuar nga 32% në mbi 42% të buxhetit total.

Tri vjet qeverisje me rënie të investimeve kapitale nga rreth 23% të buxhetit total sa ishin në qeveritë paraprake, në vetëm 15% të buxhetit total.

Kjo lloj qeverisjeje vetëm zhvillim nuk sjell.

/GazetaSinjali/