image Hoti: Kur bashkëpunonim me partnerët na vinin njohjet direkt nga Shtëpia e Bardhë

Politikë

Hoti: Kur bashkëpunonim me partnerët na vinin njohjet direkt nga Shtëpia e Bardhë

news image

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se tani ka ardhur puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, duke ironizuar me qeverinë ka thënë se kur bashkëpunonin me partnerët na vinin njohjet direkt nga Shtëpia e Bardhë.

Hoti tutje ka thënë se tani po mundohen që të ju tregojnë se Kosova është shtet sovran dhe se këtë sovranitet po e ushtrojnë edhe në veri të vendit.

Tani po iu tregojmë atyre se jemi sovran, dhe po e ushtrojmë sovranitetin edhe në veri. Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë. Çudi!”, përfundon statusi i tij.

Si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?!Kur bashkëpunonim me partnerët na vinin njohjet…

Posted by Avdullah Hoti on Friday, January 6, 2023

/GazetaSinjali/