image Hoti: Kryeministrat para meje nuk patën guxim t'i dalin në mbrojtje shtetit

Politikë

Hoti: Kryeministrat para meje nuk patën guxim t’i dalin në mbrojtje shtetit

news image

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, nuk ka premtuar, por ka thënë se viti 2021 duhet të mbyllet me liberalizim të vizave për Kosovën.

Ai para simpatizantëve të LDK-së në Klinë, tha sot se për këtë punohet ditë e natë.

“Duhet të përmbyllet viti me liberalizim të vizave, nuk japim premtime për data, por ne punojmë ditë e natë me krejt qeveritë e vendeve të BE-së si anëtare te partive popullore evropiane. Dhe t’i kthehemi reformës në arsim, reformave në shëndetësi, reformave në ekonomi… Kemi pasur një qeverisje gjashtë-shtatë mujore ndoshta më të vështirën në periudhën 29-vjeçare për shkak të pandemisë kryesisht, por kemi dalë me rezultate më të mirat që ka pasur ndonjëherë ndonjë qeveri, edhe në menaxhimin e pandemisë, edhe në rimëkëmbjen ekonomike duke u ofruar qytetarëve dhe bizneseve mbështetjen e nevojshme me pakon më të madhe të rimëkëmbjes ekonomike në tërë rajonin”, tha Hoti.

Në Klinë, Hoti ka thënë se dy kryeministrat para tij, “nuk kanë pasur guximin dhe vizionin të përballën me çështje të mëdha dhe t’i dalin në mbrojtje shtetit”.

/GazetaSinjali/