image Hoti: Kosova nuk është kritikuar kurrë në Komitetin për Punë të Jashtme në ShBA, siç ndodhi para dy dite

Politikë

Hoti: Kosova nuk është kritikuar kurrë në Komitetin për Punë të Jashtme në ShBA, siç ndodhi para dy dite

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova nuk është kritikuar asnjëherë në Komitetin për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan, siç ndodhi dy ditë më parë.

Hoti ka thënë se më herët janë dhënë vërejtje e sugjerime, por ka pasur vlerësime pozitive për qasjen e Kosovës.

“Nuk duhet të na ngushëllojë fakti se kritikat kanë qenë edhe më të mëdha ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat po e mbajnë peng progresin e rajonit drejt integrimit evropian”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Hotit, për Kosovën nuk ka rrugë tjetër përpos ShBA-së.

“Mirëmbajtja dhe avancimi i marrëdhënieve tona me SHBA-në dhe me aleatët e tjerë është e vetmja mënyrë për tu bërë ballë sfidave në konsolidimin e shtetësisë të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Për ne nuk ka rrugë tjetër. Imagjinoni për një moment pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe perspektivën e integrimit euro-atlantik pa mbështetjen e aleatëve dhe do të bindeni për nevojën e koordinimit tonë të plotë dhe të përhershëm me aleatët.

Ndoshta kontrata për lobim, që e paska nënshkrua Qeveria, do të ndryshojë qasjen e Amerikës ndaj Kosovës”, ka shkruar Hoti.

/GazetaSinjali/