image Hoti: Kosova është në mesin e 3-4 vendeve që më së miri e ka menaxhuar pandeminë

Politikë

Hoti: Kosova është në mesin e 3-4 vendeve që më së miri e ka menaxhuar pandeminë

news image

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë sot se Kosova rezulton të jetë në mesin e tri apo katër vendeve që e kanë menaxhuar më së miri pandeminë e COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë deklaratë Hoti e dha gjatë një konference për media në ATK, duke shtuar se një vlerësim i tillë mbështetet në studimet ndërkombëtare për menaxhimin e pandemisë nëpër vendet e botës.

“Kosova është në mesin e 3-4 vendeve që më së miri e ka menaxhuar pandeminë, duke u siguru që të ndërmerren masat për mbrojtjen e qytetarëve nga përhapja e infeksionit, por në të njëjtën kohë duke u siguruar që të ketë zhvillim të aktivitetit ekonomik”, tha Hoti.

Ndryshe, Kreu i ekzekutivit, sot së bashku me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, kanë vizituar Administratën Tatimore të Kosovës.

/Gazeta Sinjali/