Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, të udhëhequr nga Sylejman Meta.
Siç njofton kryeministria, ata shprehën pakënaqësi të shumta lidhur me gjendjen e pensionistëve dhe kërkuan nga Qeveria rritjen e pensioneve.
Kryeministri Hoti i njoftoi se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka filluar punën në rishikimin e skemave sociale, një projekt i cili është dakorduar edhe me FMN-në, por për shkak se Qeveria është në detyrë dhe Kuvendi është i shpërbërë, duhet të pritet deri në krijim e Qeverisë së re, për të finalizuar këtë projekt.
Kryeministri Hoti theksoi gjithashtu se në bazë të këtij projekti Kosova do të ketë një kod me të cilin do të rregullohen të gjitha skemat pensionale./Gazeta Sinjali/