image Hoti: Koncensusi i brendshëm shtetëror është i domosdoshëm në procesin e dialogut

Politikë

Hoti: Koncensusi i brendshëm shtetëror është i domosdoshëm në procesin e dialogut

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se koncensusi i brendshëm është i domosdoshëm për arritjen e synimeve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Hoti gjithashtu ka bërë të ditur se ka pritur në takim shoqërinë civile, të cilët i ka falënderuar për kontributin e vazhdueshëm që kanë dhënë në këtë proces.

“Arritja e një marrëveshjeje që siguron normalizim të marrëdhënieve dhe çon drejt njohjes reciproket në mes të dy vendeve, pa u cënuar integriteti territorial i Kosovës, janë shtyllat e Kornizës për dialog të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoti. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3375234745871189